• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trupi i të ndjerit Papa Françesku është transferuar në Bazilikën e "Shën Pjetrit" në Vatikan

Trupi i të ndjerit Papa Françesku është transferuar në Bazilikën e

 Romë, 23 prill 2025 (MIA) - Trupi i të ndjerit Papa Françesku është transferuar në Bazilikën e "Shën Pjetrit" në Vatikan nga rezidenca papale "Santa Marta".

 Bazilika do të qëndrojë e hapur deri në mesnatë, i cili pritet të tërheqë dhjetëra mijëra njerëz.

Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën në orën 10 sipas  orës lokale dhe pritet të marrin pjesë një numër i madh liderësh botërorë. 

 Deri më tani, vetëm kardinalët, anëtarët e Kurias dhe shërbëtorët e Vatikanit kishin mundësinë t'i thonë lamtumirën Papës së ndjerë në kapelën e rezidencës Santa Marta, ku jetonte Papa.

 Tetëdhjetë e tetë vjeçari Françesku, emri i të cilit ishte Horhe Mario Bergolio, vdiq më 21 prill.

Për dallim nga shumica e papëve, trupi  i Françeskut nuk do të prehet në kriptin e Bazilikës së Shën Pjetrit - kisha më e rëndësishme në katolicizmin romak, sepse ai vetë dëshironte të varroset në bazilikën e "Santa Maria Maxhore".

 Foto: ANSA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR