Tripunovski: Po punojmë për të rritur fondin e blegtorisë, gjithmonë do të jemi në anën e fermerëve
- "Në sektorin e blegtorisë, konkretisht për delet, duhet të theksoj se në përputhje me premtimet dhe Programin, ne i kemi rritur subvencionet për 50%. Tani subvencioni për një dele është 3.000 denarë. Gjithashtu, pagesa për një litër qumësht të dorëzuar është rritur nga 6 në 7 denarë për litër“, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë një interviste në “Studio 10” në 24TV.
- Post By Besnik Shuki
- 13:05, 16 prill, 2025

Shkup, 16 prill 2026
"Në sektorin e blegtorisë, konkretisht për delet, duhet të theksoj se në përputhje me premtimet dhe Programin, ne i kemi rritur subvencionet për 50%. Tani subvencioni për një dele është 3.000 denarë. Gjithashtu, pagesa për një litër qumësht të dorëzuar është rritur nga 6 në 7 denarë për litër“, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë një interviste në “Studio 10” në 24TV.
"Prodhuesit organikë marrin shtesë prej 1.500 denarë për çdo dele. Po punojmë për të rritur fondin e blegtorisë dhe për këtë arsye kemi paraparë një masë për rritjen e tufës bazë – çdo fermer që e rrit tufën e vet për të paktën 30%, do të përfitojë subvencione të rritura për 30%", sqaroi ministri.
Ai shtoi se gjatë ditës së djeshme janë kryer pagesat e subvencioneve për rreth 4.500 prodhues të qumështit. Pagesat për vitin 2024 janë realizuar tërësisht.
"Ne kemi mish qengji me cilësi të lartë, që kërkohet jashtë kufijve tanë. Ministria gjithmonë do të jetë pranë blegtorëve, fermerëve dhe bujqve“, theksoi Tripunovski.
"Deri më tani janë blerë rreth 120.000 qengja sipas të dhënave që kemi. Kërkesa për qengja pritet të përfundojë për 7 deri në 10 ditët e ardhshme. Pritet që të blihen edhe rreth 8.000–10.000 qengja, që do të thotë se gjithçka do të jetë e blerë", theksoi ministri.
Ministri Tripunovski theksoi se sipas Programit aktual, çdo fermer duhet të ketë dorëzuar të paktën 50% të qengjave për të përfituar nga masa bazë e subvencionimit.
"Po e ndjekim situatën dhe pas përfundimit të grumbullimit, në ditët në vijim do të bëjmë një analizë. I siguroj fermerët se gjithmonë do të jemi në anën e tyre dhe, nëse ka nevojë për ndonjë korrigjim në Program, me siguri do ta bëjmë", theksoi ai.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
Foto: MBPEU
_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________