Enti Shtetëror i Statistikës me akademi solemne do ta shënojë 80-të vjetorin e ekzistimit
- Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) sot me akademi solemne do ta shënojë 80 vjetorin e themelimit të institucionit, ndërsa në kuadër të jubileut nesër do të organizojë edhe Konferencë statistikore "25 vjet të dhëna gjinore".
- Post By Sara Ademi
- 07:55, 2 qershor, 2025
Shkup, 2 qershor 2025 (MIA) - Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) sot me akademi solemne do ta shënojë 80 vjetorin e themelimit të institucionit, ndërsa në kuadër të jubileut nesër do të organizojë edhe Konferencë statistikore "25 vjet të dhëna gjinore".
"Jubiletë e tetë dekadave të ekzistencës dhe 25 viteve të mbledhjes së të dhënave të ndara sipas gjinisë janë një mundësi për të kujtuar rolin kyç të statistikave zyrtare në shoqëritë demokratike dhe kontributin e saj në krijimin e politikave publike të bazuara në të dhëna të besueshme. Ceremonia mbahet në një format ndërkombëtar, që është një njohje e rolit të rëndësishëm të statistikave zyrtare të Maqedonisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Jubiletë "80 vjet të Entit Shtetëror të Statistikës" dhe "25 vjet të mbledhjes së të dhënave të ndara sipas gjinisë" shënojmë në partneritet me Entin e OKB-së për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave – UN Women", njoftoi ESHS.
Fjalë hyrëse sot do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski, drejtori i ESHS, Dejan Stankov, Shtefen Hudolin, udhëheqës i Departamentit për bashkëpunim pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Rita Kolumbia, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara, pas së cilës do të mbahen dy panel diskutime në të cilat do të marrin pjesë drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e enteve statistikore evropiane, ekspertë të shquar nga vendi dhe vendet e huaja, si dhe përfaqësues të bashkësisë akademike dhe shoqërisë civile.
Siç njoftoi ESHR, në konferencë nesër do të mbajë fjalim presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova.

"Tetë dekada, statistika zyrtare ka qenë dëshmitare e ndryshimeve sociale, rritjes ekonomike, ndryshimeve demografike, tendencave sociale dhe çdo përpjekjeje si vend për të ndërtuar një të nesërme më të mirë. Nga të dhënat e grumbulluara manualisht deri te platformat digjitale, nga vjetari statistikor në formë letre deri te hapja e bazave të të dhënave në dispozicion të të gjithë qytetarëve", tha drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Dejan Stankov, në një intervistë për MIA-n me rastin e përvjetorit.
Siç tha ai, viti 2025 është shpallur viti i statistikës së Maqedonisë dhe gjatë këtij viti organizohen ngjarje, aktivitete dhe punëtori me qëllim që të rritet vetëdija për vlerën e të dhënave statistikore dhe përdorimi i tyre në smarjen e vendimeve dhe strategjive. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s