Mot me diell dhe i nxehtë me temperaturë deri në 33 gradë
- Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri në 33 gradë.
- Post By Fami Bajrami
- 07:30, 2 qershor, 2025
Shkup, 2 qershor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri në 33 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 33 gradë.
Në ditët në vijim do të vijojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga fundi i javës do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale me reshje të shiut të rrëmbyeshme dhe bubullima. rq/
Foto: arkivi i MIA-s