• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tre studentë palestinezë u qëlluan në Vermont, njëri prej tyre në gjendje kritike

Tre studentë palestinezë u qëlluan në Vermont, njëri prej tyre në gjendje kritike

Uashington, 27 nëntor 2023 (MIA) - Policia amerikane dhe agjentët federalë po kërkojnë një person të armatosur që qëlloi dhe plagosi tre studentë me origjinë palestineze në Burlington, Vermont, për të cilën hetuesit dyshojnë se është një krim nga urrejtja, kumtuan organet e sigurisë.

Një person me ngjyrë të bardhë i armatosur me një pistoletë qëlloi tre të rinj në një rrugë pranë Universitetit në Vermont të shtunën mbrëma, ndërsa më pas u largua.

"Të gjithë janë në moshën 20 vjeçare dhe marrin kujdes mjekësor. Dy prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa i treti ka lëndime serioze", deklaruan nga policia.

Studentët u qëlluan në rrugë ndërsa po ktheheshin nga vizita tek të afërmit në Burlington për festën e Falenderimeve. Policia bëri me dije se dy nga të rinjtë kishin veshur kufi, shami tradicionale bardh e zi arabe, në momentin e sulmit.

"Pa thënë asgjë, i armatosuri qëlloi të paktën katër të shtëna nga arma e tij dhe më pas u largua, tha shefi i policisë së Burlingtonit, Xhon Murad, duke shtuar se dy u goditën në bust, ndërsa i treti në ekstremitetet e poshtme.

Autoritetet besojnë se "nuk ka informacion shtesë për motivin e të dyshuarit." Detektivët po punojnë në vendngjarje dhe po marrin mostra, ndërsa nga Byroja Federale e Hetimit deklaruan se ata "po përgatiten për të hetuar" incidentin. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR