Tre persona humbën jetën, tre të tjerë janë lënduar nga zjarri në një fabrikë në qytetin rus Kotovsk
- Tre persona humbën jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në një zjarr në një fabrikë në qytetin e Kotovskit, në rajonin e Tambovit të Rusisë, njoftoi shefi në detyrë i rajonit, Evgenij Pervishov.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:06, 3 korrik, 2025
Moskë, 3 korrik 2025 (MIA) - Tre persona humbën jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në një zjarr në një fabrikë në qytetin e Kotovskit, në rajonin e Tambovit të Rusisë, njoftoi shefi në detyrë i rajonit, Evgenij Pervishov.
"Siç bëri të ditur kryetari i bashkisë së Kotovskit, Aleksej Plahotnikov, zjarri ka shpërthyer në një nga ndërmarrjet e qytetit gjatë natës. Tre punonjës humbën jetën. Tre persona të tjerë janë lënduar, dy prej të cilëve u shtruan në spital. Të gjithë të lënduarit po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor", ka shkruar Pervishov në Telegram.
Sipas Pervishovit, sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit ishte një ndërprerje e proceseve teknologjike.
Ai theksoi se zjarri u lokalizua shpejt nga shërbimet zjarrfikëse që mbërritën në vendngjarje.
Foto: Arkivi i EPA-s