Tre pacientë janë në gjendje kritike, 15 janë të intubuar
- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot informoi se ka edhe tre pacientë të tjerë në gjendje kritike të cilët po trajtohen jashtë vendit, ndërsa 15 pacientë janë intubuar.
- Post By Fami Bajrami
- 11:52, 4 prill, 2025

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot informoi se ka edhe tre pacientë të tjerë në gjendje kritike të cilët po trajtohen jashtë vendit, ndërsa 15 pacientë janë intubuar.
"Aleksandri i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm, ishte në gjendje më të rëndë nga katër pacientët kritikë. Të shpresojmë që gjendja e tre të tjerëve të përmirësohet, megjithëse mund të ketë fluktuim në gjendjen shëndetësore të pacientëve më të rëndë që ndodhen jashtë vendit. Megjithatë, jo më shumë se 15 pacientë janë të intubuar, të tjerët janë të ekstubuar dhe kjo është një prognozë e mirë. Megjithatë, le të presim derisa të gjithë të kthehen në vend", ka thënë Taravari.
Ministri kumtoi se sot pritet të kthehen në vend edhe tre pacientë të tjerë që po trajtohen jashtë vendit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s