• e martë, 03 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në vijim është ndërtimi i gati 900 metrave të kanalizimit atmosferik në rrugën "Bajram Shabani" në Kumanovë

Në vijim është ndërtimi i gati 900 metrave të kanalizimit atmosferik në rrugën

Kumanovë, 10 prill 2025 (MIA) - Ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rrugën "Bajram Shabani" në Kumanovë nuk e realizon ndërmarrja publike "Ujësjellës dhe Kanalizime", por një kompani private, kumtuan sot zyrtarë nga ndërmarrja publike, pas një sërë reagimesh të banorëve të Kumanovës se aktivitetet ndërtimore shpeshherë çojnë në ndërprerjen e ujësjellësit në atë pjesë të qytetit. Kumanovanët kanë reaguar se edhe vetë aktivitetet ndërtimore po e pengojnë qarkullimin në këtë rrugë të frekuentuar të Kumanovës.

Aktivitetet e ndërtimit janë në vijim. Ekipet tona janë vazhdimisht aty dhe ne jemi çdo ditë prezent në terren që gjërat të shkojnë sa më shpejt dhe me efikasitet dhe të mos ketë probleme në përmasa më të mëdha. Por ne nuk kemi asnjë rol në ndërtimin e kanalizimit atmosferik. Me tender publik është përzgjedhur një kompani private, e cila ka mbikëqyrjen personale për të kontrolluar punimet. Ekipet tona marrin pjesë vetëm në riparimin e defekteve që dalin nga puna në terren e kontraktorit. Gjatë gërmimit ndodhin defekte të caktuara, ne si kompani, e shpesh edhe vetë kontraktori i sanojmë ato", deklaroi drejtori i NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”, Oliver Stojmanovski.

 

Ndërtimi i kanalizimit atmosferi në rrugën “Bajram Shabani” është një nga projektet që Kumanova e ka marrë nga Qeveria për zhvillimin e infrastrukturës. Në rrugë duhej të ndërtohej një kanalizim atmosferik, sepse për shkak të konfigurimit të terrenit, uji do të vërshonte gjatë shirave të dendur. Aktivitetet në terren i kryen një kompani ndërtimore nga Shkupi, e cila ka ofruar ofertën më të ulët në tenderin e publikuar në mesin e katër kompanive. Për rikonstruimin janë ndarë afro 18 milionë denarë.

Rruga është ndërtuar në fund të viteve gjashtëdhjetë dhe në fillim të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. Për herë të parë po ndërtohet një kanalizim atmosferik 886 metra i gjatë. ls/

Foto: Komuna e Kumanovës 

 

QËNDRONI TË LIDHUR