Nikollovski në takim me BNJVL: Fillojmë me përpunimin e një procedure të re të unifikuar për vendosje të pajisjes urbane për të gjitha komunat
- Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot së bashku me zëvendësministren Kaltritina Zekolli Shaqiri ka realizuar takim pune me BNJVL-në.
- Post By Melahat Baftija
- 13:49, 10 prill, 2025

Shkup, 10 prill 2025 (MIA) - Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot së bashku me zëvendësministren Kaltritina Zekolli Shaqiri ka realizuar takim pune me BNJVL-në.
"Fillojmë me përpunimin e një procedure të re të unifikuar për vendosje të pajisjes urbane për të gjitha komunat, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri Nikolloski.
Në takin janë shqyrtuar mundësitë për vendosje të riregullimit ligjor të procedurës për vendosje të pajisjes urbane, gjegjësisht mundësisë për përpunimin e një Rregulloreje të re, me të cilin do të rregullohet procedura për vendosje të pajisjes urbane.
"Grupi punues, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe përfaqësues të BNJVL-së, do të punojnë së bashku në periudhën e ardhshme për të përgatitur rregulloret dhe brenda një periudhe të arsyeshme kohore pritet të përgatitet një Rregullore e re për këtë qëllim", shkroi Nikolloski në Fejsbuk.
Qeveria dhe Ministria e Transportit, njoftoi ministri Nikolloski, i shohin komunat si partnerë të barabartë në krijimin e zgjidhjeve ligjore, veçanërisht në pjesën e ndërtimit dhe tokës ndërtimore. mb/
Foto: Fejsbuku i ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski