Trampi thotë se sipas gjitha gjasave do të takohet me Putinin para fundit të shkurtit
- – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi mbrëmë se “sipas gjitha gjasave” do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin para fundit të shkurtit. Këtë e deklaroi disa orë pas takimit rus-amerikan në Arabinë Saudite për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
- Post By Fitore Curri
- 07:28, 19 shkurt, 2025

Uashington, 19 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi mbrëmë se “sipas gjitha gjasave” do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin para fundit të shkurtit. Këtë e deklaroi disa orë pas takimit rus-amerikan në Arabinë Saudite për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
I pyetur nga një gazetar për mundësinë për takim me Putinin para fundit të muajit, Trampi pohoi me kokë dhe u përgjigj: “Ka gjasa” derisa largohej nga hapësira në rezidencën e tij Mar -a – Lago në Floridë, ku u mbajt konferencë për media.
Trampi paraprakisht deklaroi se është “më i sigurt” në mundësinë për marrëveshje me Moskën pas bisedimeve mes delegacioneve nga të dyja vendet në Riad dhe shtoi se është “plotësisht për” prani të trupave paqësore evropiane në Ukrainë.
Presidenti amerikan, gjithashtu, tha se është “i dëshpëruar” nga kritikat nga Kievi për përjashtimin e Ukrainës nga bisedimet ruse-paqësore në Riad për fatin e vendit.
“Mendoj se kam forcë që ta përfundoj luftën”, shtoi Trampi. fc/