• e premte, 21 shkurt 2025

Sibiha dhe Kellogu kanë biseduar për "paqe afatgjatë" në Ukrainë

Sibiha dhe Kellogu kanë biseduar për

Kiev, 20 shkurt 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë ukrainase Andrij Sibiha sot deklaroi se me të dërguarin special amerikan Kit Kellog ka biseduar për mënyrat për t'i dhënë fund luftës me Rusinë dhe për arritjen e paqes afatgjatë.

 Vizita e Kellogut në Kiev po zhvillohet në periudhën e rëndë diplomatike për Ukrainën, pasi presidenti amerikan Donald Tramp vendosi fundin e izolimit politik të presidentit rus Vladimir Putinit, filloi bisedimet dypalëshe me Moskën dhe dha deklaratë në përputhje me qëndrimin e Kremlinit për Ukrainën. 

"E konfirmova vullnetin e Ukrainës të arrijë paqe përmes forcës dhe vizionit tonë për hapa të mëtutjeshme", ka shkruar Sibiha në platformën X. 

 Kellogut, i cili në kryqytetin e Ukrainës ndodhet nga dje, ministri ukrainas i tregoi se siguria e Ukrainës dhe vendeve transatlantike është "e pandashme". 

 Kellogu pas mbërritjes në Ukrainë njoftoi se " do të ulet dhe të dëgjojë". 

Përfaqësuesi amerikan sot u takua edhe me presidentin ukrainas Volodimi Zelenski, por konferenenca e tyre e përbashkët për mediat është anuluar me kërkesë të SHBA-së, njoftuan nga kabineti i Zelenskit. 

 Kellogu më herët është takuar me udhëheqësin e ushtrisë ukrainase dhe komunitetit të intelegjencës. 

 Në dy ditët e kaluara, Trampi tha se Ukraina "asnjëherë nuk duhej ta fillonte" luftën që Rusia në fakt e filloi në vitin 2022, dhe në këtë rast e quajti Zelenskin "diktator të pazgjedhur" dhe përhapë informacione të rrejshme për popullaritetin e tij. 

Zelenski u përgjigj se Trampi ndodhet në "balone dezinformatash" të cilat vijnë nga Rusia, por më vonë në të njëjtën ditë, megjithatë, tregoi se beson në pragmatizmin amerikan. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR