Senati amerikan votoi Patelin për drejtor të FBI-së
- Kesh Patel është kreu i ri i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), konfirmoi sot Senati amerikan.
- Post By Sara Ademi
- 21:48, 20 shkurt, 2025

Uashington, 20 shkurt 2025 (MIA) - Kesh Patel është kreu i ri i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), konfirmoi sot Senati amerikan.
Senati konfirmoi Patelin me një shumicë të ngushtë prej 51 votash "pro" dhe 49 "kundër".
Patel, një ish zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes në mandatin e parë të presidentit amerikan Donald Tramp, bëri thirrje për një rishikim rrënjësor të FBI-së, duke premtuar se do të zgjerojë veprimet e saj kundër imigracionit të paligjshëm dhe krimit të dhunshëm, të cilat janë prioritetet kryesore të Trampit në mandatin e ri. sa/
Foto: EPA