"Fajnenshëll tajms": SHBA-ja kundërshton ta quajë Rusinë "agresor" në deklaratën vjetore të G7
- Para trevjetorit nga lufta në Ukrainsë, ka shenja të mospajtimit në kuadër të G7, shkruan "Fajnenshëll tajms", duke sqaruar se SHBA-ja kundërshton në qëndrimin që Rusia të quhet "agresor" në deklaratën e përbashkët që grupi publikon çdo vit.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:55, 20 shkurt, 2025

Londër, 20 shkurt 2025 (MIA) - Para trevjetorit nga lufta në Ukrainsë, ka shenja të mospajtimit në kuadër të G7, shkruan "Fajnenshëll tajms", duke sqaruar se SHBA-ja kundërshton në qëndrimin që Rusia të quhet "agresor" në deklaratën e përbashkët që grupi publikon çdo vit.
Pesë përfaqësues perëndimorë të njohur me bisedimet thanë se as pjesëmarrja e Volidimir Zelenskit në samitin virtual të G7 të hënën ende nuk është rënë dakord. Nga viti 2022, liderët e G7 përdorin rregullisht shprehje si "agresioni rus" për të përshkruar luftën në deklaratat e tyre. Në deklaratën për shtyp të vitit të kaluar, G7 e përmendi termin pesë herë.
Kjo vjen gjatë kohës kur SHBA-ja negociojnë me Rusinë për përfundimin e luftës - bisedime prej të cilave Ukraina dhe Evropa deri tani ishin të përjashtuar.
Druajtjet se SHBA-ja mund të detyrojë Ukrainën të bëjë lëshime u intensifikua dje, kur Donald Tramp në një postim të ashpër në rrjetet sociale e quajti Zelenskin "diktator". qa/
Foto: Arkivi i MIA-s