Të paktën 13 ushtarë janë vrarë në sulmet e islamistëve në Somali
- Të paktën 13 ushtarë janë vrarë në sulmet e milicisë islamike Al Shabab ndaj tre bazave ushtarake në Somali, njoftoi ushtria e Somalisë, raporton DPA.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:20, 20 shkurt, 2025

Mogadishu, 20 shkurt 2025 (MIA) - Të paktën 13 ushtarë janë vrarë në sulmet e milicisë islamike Al Shabab ndaj tre bazave ushtarake në Somali, njoftoi ushtria e Somalisë, raporton DPA.
"Militantët fillimisht shpërthyen makina- bomba përpara se të nisnin sulmin në disa drejtime me luftëtarët e tyre të armatosur rëndë, deklaroi zëdhënësi ushtarak.
"Ndërsa sulmet ndaj dy bazave ishin refuzuar, sulmi ndaj kampit ushtarak në afërsi të qytetit të rëndësishëm strategjik të Adan Jabal rezultoi me viktima. Të plagosur janë edhe më shumë se 20 ushtarë", shtoi ai
Sipas zëdhënësit qeveritar, në luftime janë vrarë më shumë se 130 islamistë. Në ndërkohë, Al Shabab, përmes radio stacionit të vet, njoftoi se janë vrarë më shumë se 100 ushtarë dhe janë sekuestruar shumë armë.
Informacionet edhe nga Al Shabab edhe nga qeveria nuk mund të verifikohen të pavarura, shtoi agjencia gjermane.
Milicia islamike Al Shabab me vite ka luftuar në vendin e Bririt të Afrikës, por kreu sulme terroriste edhe në vendet fqinje si Kenia dhe Uganda, raporton DPA. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s