• e premte, 21 shkurt 2025

Takimi Zelenski-Kelog: Marrëdhëniet e forta Ukrainë-SHBA do të jenë të dobishme për të gjithë botën

Takimi Zelenski-Kelog: Marrëdhëniet e forta Ukrainë-SHBA do të jenë të dobishme për të gjithë botën

Kiev, 20 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, sot është takuar me përfaqësuesin special të Trampit për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kelog, për të cilin ka informuar në rrjetet sociale.

"Kam pasur një takim produktiv me Kelogun. Diskutim i mirë, detaje shumë të rëndësishme. I jam mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gjithë ndihmën dhe mbështetjen dypartiake për Ukrainën dhe popullin ukrainas. Është e rëndësishme për ne – dhe për të gjithë botën e lirë – që të ndihet forca amerikane", shkroi Zelenski.

Diskutuam në detaje për situatën në front, mënyrën e kthimit të robërve tanë të luftës dhe garancitë efektive të sigurisë. Që në sekondën e parë të kësaj lufte, Ukraina ka kërkuar paqe. "Ne duhet dhe mund të sigurojmë që paqja të jetë e fortë dhe e qëndrueshme – në mënyrë që Rusia të mos kthehet kurrë më në luftë", theksoi Zelenski.

"Ukraina është gati për një marrëveshje të fortë, efektive për investime dhe siguri me presidentin e SHBA-së. Ne kemi propozuar mënyrën më të shpejtë dhe më konstruktive për të arritur rezultate. Ekipi ynë është gati të punojë 24/7", shtoi presidenti ukrainas.

"Suksesi na bashkon të gjithëve. Marrëdhëniet e forta Ukrainë-SHBA do të jenë të dobishme për të gjithë botën. Falënderoj gjeneralin Kelog për punën e përbashkët për të arritur rezultate të rëndësishme", shkroi ai. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR