• e premte, 20 dhjetor 2024

Trampi mund ta rishqyrtojë vendimin për sulmet me ATACMS në territorin rus, pohoi një burim nga ekipi i tranzicionit

Trampi mund ta rishqyrtojë vendimin për sulmet me ATACMS në territorin rus, pohoi një burim nga ekipi i tranzicionit

Uashington, 18 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, mund ta rishqyrtojë vendimin e paraardhësit të tij Xho Bajden për sulmet me armë amerikane në brendësinë e territorit rus, tha një përfaqësues i ekipit të tranzicionit të Trampit për agjencinë shtetërore ruse.

"Besoj se pothuajse gjithçka do të rishqyrtohet", theksoi ai, duke u përgjigjur në pyetjen e agjencisë nëse administrata e Donald Trampit do ta rishqyrtojë miratimin e Bajdenit për sulme në territorin rus me ndihmën e raketave amerikane ATACMS.

Sipas tij, në çdo kohë në SHBA ka vetëm një president.

"Deri në mesditë më 20 janar të vitit 2025 ai president është Xho Bajden. Ai mori vendim t'i përdorë ato projektilë. Por nuk ka mbetur edhe shumë deri në ndërrimin e presidentit", shtoi përfaqësuesi i ekipit të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së.

Mbrëmë, sipas shkrimeve të "Nju-Jork Tajms" dhe deklaratave të Rojters dhe disa mediave tjera, administrata e presidentit në shkuarje Xho Bajden autorizoi Ukrainën t'i përdorë raketat e lundrimit me rreze të gjatë veprimi ATACMS për goditje thellë në territorin rus, ndërsa pastaj siç transmeton "Figaro", të njëjtën e kanë bërë edhe Franca dhe Britania e Madhe duke lejuar përdorimin e raketave në SCALP/Storm shadow.

Pentagoni refuzoi t'i komentojë informacionet për ndërprerjen e kufizimit për përdorimin e armëve amerikane për sulme thellë në Federatën Ruse.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit duhet të përgjigjen në kërkesën për koment. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR