• e diel, 29 shtator 2024

Trampi dhe Harisi në një garë të ngushtë para zgjedhjeve më 5 nëntor

Trampi dhe Harisi në një garë të ngushtë para zgjedhjeve më 5 nëntor

Uashington, 19 shtator 2024 (MIA) - Nënpresidentja amerikane dhe kandidate demokratike, Kamala Haris, dhe ish presidenti dhe kandidat republikan, Donald Tramp, mbesin në garë të ngushtë shtatë javë para zgjedhjeve presidenciale më 5 nëntor, treguan anketat më të reja të publikuara sot.

Në anketën nacionale Harisi dhe Trampi janë në garë të ngushtë me 47 për qind mbështetje nga votuesit amerikan. Anketa është realizuar nga data 11 deri më 16 shtator me 2.437 të anketuar për nevojat e "Nju-Jork Tajms", "Filadelfia Inkvajer" dhe kolexhi Siena, ndërsa në të margjina e gabimeve është tre për qind pikë.

Në Pensilvani, një nga shtatë shtetet federale kyçe, Harisi mbajti një epërsi prej katër për qind pikë dhe kryeson me 50 deri 46 për qind, me margjinën e gabimit prej 3,8 për qind pikë, tregoi sondazhi i "Nju-Jork Tajms".

Anketa për "Uashington post", sërish tregon një garë të ngushtë në këtë shtet, e cila së bashku me Arizonën, Xhorxhinë, Miçigenin, Nevadën, Karolinën e Veriut dhe Viskonsin mund ta caktojë rezultatin e zgjedhjeve. Të anketuarit në Pensilvani, 1,003 prej tyre, në 48 për qind të rasteve u shprehën për Harisin, ndërsa 47 për qind ishin për Trampin, ndërsa margjina e gabimeve është 3,6 pikë.

 Shumica e të anketuarve deklaruan në anketën e "Uashington post" se janë "jashtëzakonisht të motivuar" të votojnë dhe se ruajtja e demokracisë amerikane është "jashtëzakonisht e rëndësishme për ta. Por, ata janë të ndarë në lidhje me kandidatin se cili më mirë mund t'i mbrojë liritë kombëtare, madje 48 për qind e tyre votuan për Harisin, ndërsa 45 për qind për Trampin. 

Anketa e "Nju-Jork Tajms", "Filadelfia Inkvajer" dhe Kolexhi Siena, gjithashtu tregoi se demokracia amerikane është çështje e rëndësishme për votuesit, së bashku me ekonominë, abortin dhe migrimin. Mbështetja për dy kandidatët për këto çështje është afërsisht e barabartë.

Anketa e Ipsos për Rojters nga java e kaluar tregoi se Harisi kryeson me pesë për qind pikë, përkatësisht atë e mbështesin 47 për qind e të anketuarve, ndërsa Trampin 42 për qind. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR