• e mërkurë, 03 korrik 2024

Tramp: Vetëm një idiot nuk do të reagonte si Izraeli në sulmin e Hamasit

Tramp: Vetëm një idiot nuk do të reagonte si Izraeli në sulmin e Hamasit

Tel Aviv, 25 mars 2024 (MIA) - Vetëm një i çmendur apo idiot nuk do të reagonte ashtu siç reagoi Izraeli më 7 tetor, citon tabloidi "Izrael Hajom" ish presidentin amerikan Donald Tramp në një version të shkurtë të shkrimit, derisa intervista e plotë me të do të publikohet gjatë ditës.

Deri më tani, Trampi nuk e ka dhënë qartë qëndrimin e tij për përgjigjen e Izraelit ndaj sulmit të Hamasit në tetor, ndërsa më së shumti është përsëritur se sulmi i planifikuar prej kohësh nuk do të kishte ndodhur nëse ai ishte ende president i SHBA-së.

Menjëherë pas sulmit, Trampi e quajti ministrin izraelit të Mbrojtjes Joav Galant "të marrë" për shkak të paralajmërimit të Hezbollahut. Pastaj Trampi për Hezbollahun i cili është shpallur për grup terrorist tha se ata janë "shumë të zgjuar".

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR