• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trampi: Si nuk do të lejojë përshkallëzim, sepse SHBA-ja e ka armën më të fuqishme në botë

Trampi: Si nuk do të lejojë përshkallëzim, sepse SHBA-ja e ka armën më të fuqishme në botë

 Uashington, 10 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se vendi "e ka armën më të fuqishme në botë", dhe për shkak të kësaj, siç vlerësoi, presidenti kinez Si Xhinping nuk do të lejojë përshkallëzimin e luftës tregtare mes dy vendeve.

Duke folur në Zyrën Ovale, Trampi tha se "nuk është i brengosur" për shkak të përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit ekonomik me Kinën, duke bërë thirrje presidentin kinez Si Xhinping "një nga (të paktët) njerëzit shumë të zgjuar në botë", transmeton "Njuzvik". 

 "Mendoj se ai nuk do ta lejojë që kjo të ndodhë. SHBA-ja është shumë më e fuqishme nga sa mendojnë disa njerëz. Kemi armë për të cilat askush nuk e di çka është, ndërsa ajo është me e fuqishme në botë", tha Trampi. 

Kina njoftoi se do të vendosë tarifa prej 84 për qind për të gjitha prodhimet nga SHBA-ja, me çka tarifa e paralajmëruar më parë prej 34 për qind është rritur më tej, ndërsa gjithashtu paraqiti një ankesë të re në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). 

 Kjo ishte vendosur si përgjigje e masave të mëparshme e administratës së presidentit amerikan Donald Tramp, e cila vendosi tarifa prej 125 për qind për mallrat kineze. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR