• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tramp mendon për tarifa të reja për importet e mineraleve për shkak të varësisë së SHBA-së nga Kina

Tramp mendon për tarifa të reja për importet e mineraleve për shkak të varësisë së SHBA-së nga Kina

Uashington, 16 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, ka urdhëruar rishikimin e tarifave të reja potenciale për të gjitha importet amerikane të mineraleve kryesore, duke përmendur “mbështetjen e tepërt” të Uashingtonit nga Kina për versionet e përpunuara të mineraleve.

Tramp nënshkroi një urdhër me të cilin e urdhëron ministrin e Tregtisë, Hauard Lutnik, të nisë një hetim për siguurinë kombëtare sipas nenit 232 të Ligjit për zgjerim të tregtisë të vitit 1962. Është i njëjti ligj që Tramp e përdori gjatë mandatit të tij të parë për të vendosur tarifa globale prej 25 përqind për çelikun dhe aluminin, si dhe ligjin që ai përdori në shkurt për të filluar shqyrtimin e tarifave të mundshme të bakrit.

SHBA-ja aktualisht nxjerr dhe përpunon sasi të vogla litiumi, ka vetëm një minierë për nikel, por nuk ka shkritore nikelit, as një minierë për kobalt apo rafineri. SHBA-ja ka vetëm dy shkritore bakri dhe mbështeten në vende të tjera për të përpunuar këtë metal të kuq thelbësor.

“Varësia e Shteteve të Bashkuara nga importet dhe cenueshmëria e zinxhirit tonë të furnizimit rrit potencialin për rreziqe për sigurinë kombëtare, gatishmërinë e mbrojtjes, stabilitetin e çmimeve dhe prosperitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomike”, thekson Tramp në urdhrin. 

Pekini në fillim të këtij muaji vendosi kufizime për eksportet e mineraleve nga toka të rralla, një grup prej 17 elementësh të përdorur në industrinë e mbrojtjes, automjetet elektrike, energjinë dhe industrinë elektronike, si përgjigje e tarifave të Trampit. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR