Tramp: Fjalimi i Bajdenit ishte "mezi i kuptueshëm" dhe "shumë i keq"
- Kandidati republikan për president dhe ish presidenti i SHBA-së, Donald Tramp fjalimin e presidentit aktual të SHBA-së, Xho Bajden e vlerësoi si "mezi të kuptueshëm" dhe "shumë të keq".
- Post By Fami Bajrami
- 08:29, 25 korrik, 2024
![Tramp: Fjalimi i Bajdenit ishte](https://mia.mk/images/20240725082532_big_730x400_92.webp )
Uashington, 25 korrik 2024 (MIA) - Kandidati republikan për president dhe ish presidenti i SHBA-së, Donald Tramp fjalimin e presidentit aktual të SHBA-së, Xho Bajden e vlerësoi si "mezi të kuptueshëm" dhe "shumë të keq".
"Fjalimi i të korruptuarit Xho Bajden në Dhomën ovale ishte mezi i kuptueshëm dhe shumë i keq", ka shkruar Tramp në rrjetin social "Tru soshëll" (Truth Social).
Ai gjithashtu deklaroi se "i korruptuari Xho"" dhe "gënjeshtarja Kamala (Harris)" janë turp për Amerikën. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s