• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tramp: E di çfarë bëj kur vendos tarifa, liderët e gjithë botës luten për marrëveshje

Tramp: E di çfarë bëj kur vendos tarifa, liderët e gjithë botës luten për marrëveshje

Uashington, 9 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi deklaroi se e di çfarë bën kur vendos tarifa të larta për vendet në gjithë botën, pasi ka shkaktuar kritika dhe shqetësim në mbarë botën me lëvizje të tilla. 

Trampi në darkën e Komitetit Kombëtar Republikan në Uashington mbrëmë e vlerësoi planin e tij për vendosjen e tarifave, duke thënë se liderët e shumë vendeve e thërrasin dhe e lusin për marrëveshje për tarifat, njoftoi Ej-Bi-Si Njuz. 

Trampi përsëriti se SHBA-ja në të kaluarën ishte grabitur për shkak të tarifave të huaja, duke shtuar se kjo lëvizje vendos fundin e gjithë kësaj. 

Tarifat e reja që SHBA-ja i vendosi në vendet në gjithë botën, përfshirë edhe atë prej 104 për qind për Kinën, nga sot hyri në fuqi. 

 Pavarësisht tarifave të larta për Pekinin, SHBA-ja vendosi tarifa për importin nga dhjetëra vende të tjera, përfshirë 46 për qind për Vietnamin, 32 për qind për Tajvanin, 25 për qind për Korenë e Jugut, 24 për qind për import nga Japonia, 20 për qind për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR