• e mërkurë, 24 korrik 2024

Toshkovski për vizitë në QR Jug, NJPB Gjevgjeli dhe SP për kontrolle kufitare dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë

Toshkovski për vizitë në QR Jug, NJPB Gjevgjeli dhe SP për kontrolle kufitare dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) - Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi vizita pune në Qendrën rajonale për punë kufitare Jug, Stacionin policor për kontrolle kufitare dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë dhe Njësinë për punë të brendshme Gjevgjeli.

Siç kumtuan sot nga MPB, në takim është konstatuaar se Qendra rajonale për punë kufitare Jug, në përbërje të së cilës është edhe SP për MK dhe VK Bogorodicë vepron në suaza të prioriteteve të parapara në pajtim m planin strategjik, me theks të veçantë në emigracionin ilegal, kontrabandimin e emigrantëve dhe krimin tejkufitar dhe në këtë pjesë veprohet në bashkëpunim me Fronteksin. Në atë kontekst, shtohet në kumtesë, në periudhën e fundit shënohet ulje e emigracionit.

"Sa i përket NJPB Gjevgjeli, gjendja e sigurisë në rajonin të cilin e mbulon është stabile dhe përqendrohet në numër të ulët të veprave të kryera penale. Nga ana e udhëheqësisë u njoftova se po ndërmerren masa dhe aktivitete të kahëzuara drejt spastrimit të parregullsive zgjedhore. Në pjesën e resurseve njerëzore dhe pajisjes materiale-teknike situata është kritike sepse përmbushja kadrovike është 36 për qind, ndërsa ka mungesë edhe të automjeteve motorizuese, të nevojshgme për veprim efikas policor", konkludoi ministri teknik Toshkovski, ceket në kumtesën e MPB-së. ab/

Foto: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR