• e diel, 22 dhjetor 2024

Toshkovski: Do të procedojmë procedura për të gjithë "të paprekshmit" emri dhe mbiemri i të cilëve nuk guxonin të përmendeshin në kuadër të organeve hetuese

Toshkovski: Do të procedojmë procedura për të gjithë

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme do t'i procedojë të gjitha procedurat të cilat i ka në bazë të dëshmive dhe fakteve, për çdonjërin nga ata që deri më tani ishin "të pakapshëm" dhe emri dhe mbiemri i të cilëve nuk guxohej as të përmendej në kuadër të organeve hetuese, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pas takimit të punës me Komitetin Drejtues për Menaxhim me Kriza.

Lidhur me akuzat e djeshme nga ana e LSDM-së opozitare për pasurinë e tij, Toshkovski tha se priste që të sulmohej nga parti tjetër opozitare, duke pasur parasysh kallëzimin e parashtruar penal nga ana e MPB-së kundër nipit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, por, siç tha, LSDM me akuzat e tilla del mbrojtëse e krimeve të cilat BDI i ka bërë në të kaluarën. 

"Gjatë ditës së djeshme është fakt se isha sulmuar nga ana e një partie opozitare. Sinqerisht prisja të sulmohem nga një parti tjetër opozitare veçanërisht pas asaj që u ndërmorr si veprim të hënën nga ana e MPB-së, por më vjen keq që LSDM del si mbrojtëse e të gjitha krimeve që i ka bërë BDI-ja në të kaluarën. Dua të paralajmëroj se në të ardhmen MPB në bazë të dëshmive dhe fakteve do t'i procedojë të gjitha ato veprime që ekzistojnë për të gjitha ata që deri më tani ishin të paprekshëm dhe emri dhe mbiemri i të cilëve nuk guxonte as të përmendej në kuadër të organeve hetuese, e lëre më të fillohet ndonjë procedurë", tha Toshkovski. 

Theksoi se në të ardhmen pret sulme dhe manipulime edhe më të ashpra, por kjo nuk do ta pengojë Ministrinë të ndjekë penalisht secilin nga "të paprekshmit", duke respektuar prezumimin e pafajësisë.

"Ministria e Punëve të Brendshme në të ardhmen nuk do t'i ndjekë shtrigat si më parë, por do të bazohet në dëshmi konkrete, veçanërisht për veprime që dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe qytetarët maqedonas. Të gjithë ata që kanë gabuar duhet të përgjigjen para organeve të rendit. Më vjen keq që dje u hodhën pendlat në atë mënyrë dhe publiku u manipulua në mënyrë kaq të ulët dhe të pacipë. Më besoni e vërteta do të dalë në shesh. Pres sulme, gënjeshtra dhe manipulime akoma më të ashpra në të ardhmen, por kjo nuk do të na lëkundë që secili prej të paprekshmëve, që publiku i njeh me emër e mbiemër, me prova dhe fakte që respektojnë prezumimin e pafajësisë, kryhet në kuadër të procedurës përkatëse procedurale para ligjit", tha Toshkovski.

Thotë se puna e tij është që t'i përpunojë të gjitha dyshimet e bazuara dhe aty ku ka dëshmi të zbardhen rastet "pa dallim nëse ishte qytetat maqedonas ose nuk ishte qytetar maqedonas".

"Secili qytetar maqedonas e di se kush ka qenë armiqësor ndaj Maqedonisë, ndërsa puna ime si ministër i Punëve të Brendshme është në kompetencë të Byrosë për Siguri Publike dhe të gjitha institucioneve tjera që duhet të punojnë në bazë të provave për t'i trajtuar të gjitha këto dyshime të bazuara. Aty ku ka prova të ndriçohen rastet në proceset përkatëse, ku nuk ka prova të respektohen të gjitha ata të drejta procedurale që i i takojnë secilit qytetar, qoftë ai maqedonas apo jo, është krejtësisht e parëndësishme", tha Toshkovski.

Lidhur me gjendjen në burgje, për të cilën këto ditë fliste drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov, ministri thotë se gjithçka do të procesuohet në mënyrë adekuate, pasi, siç tha, nuk mund të burgosur, të cilët pretendohet se kanë qenë në burg, të jenë pjesë e ngjarjeve penale juridike jashtë burgut.

"Opinioni në vend shumë mirë e din se të burgosurit derisa janë në burg, kanë qenë pjesëmarrës në kuadër të fatkeqësive në komunikacion. Opinioni në vend shumë mirë e din se të burgosurit derisa kanë qenë në burg, kanë qenë pjesë e disa ngjarjeve të caktuara penale juridike jashtë burgut. E tërë kjo normalisht se duhet të procesuohet në mënyrë adekuate. Ajo që po ndodh në burgje është turp për Maqedoninë", tha Toshkovski.

MPB-ja është e obliguar, shtoi ai, që t'i hetojë këto informata, por për funksionimin e brendshëm në burgje thotë se është kompetente Ministra e Drejtësisë.

"Më besoni se do të reagojmë në mënyrë adekuate dhe në kohën e duhur për të ndriçuar këtë ngjarje penalo-juridike, e cila është fakt se është ngjarje penale juridike, kjo nuk është procedurë administrative. Një i burgosur që pretendohet se është në burg, nuk mund të shkaktojë fatkeqësi trafiku. Një i burgosur që supozohet se është në burg, sipas të dhënave që ka atje, nuk mund të marrë pjesë në një vjedhje tjetër. Nuk mundet, nuk lejohet. Ministria e Brendshme është e detyruar të hetojë të gjitha këto procedura. Për funksionimin e brendshëm të burgjeve, është përgjegjëse institucion që nuk është Ministria e Punëve të Brendshme, kjo në fund të fundit është ende nën Ministrinë e Drejtësisë. Por në pjesën e zbulimit të një krimi të këtyre përmasave, në pjesën e gjithçka që ka dëshmuar opinioni në të kaluarën, është absolutisht e qartë se ne kemi kompetenca të veprojmë", tha Toshkovski. fc/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR