• e premte, 05 dhjetor 2025

Ministri Misajllovski merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për mbrojtje të Ukrainës në Bruksel

Ministri Misajllovski merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për mbrojtje të Ukrainës në Bruksel

Bruksel, 4 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski pasdite në Bruksel do të merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për mbrojtje të Ukrainës në Bruksel, me të cilin kryesojnë kolegët e tij nga Britania e Madhe dhe Gjermania, Xhon Hejli dhe Boris Pistorius.

Grupi i Kontaktit për mbrojtje të Ukrainës, i njohur edhe si grupi Ramshtajn, është aleancë prej 57 vendeve - të gjithë 32 anëtarët e NATO-s dhe 25 vende të tjera - plus Bashkimi Evropian, të cilët si përgjigje ndaj pushtimit rus po e mbështesin Kievin me dërgimin e pajisjeve ushtarake.

Në takim do të merr pjesë dhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Takimi i Grupit të Kontaktit mbahet para takimit të nesërm të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, në të cilën është planifikuar të diskutohet për objektivat e reja të Aleancës për përforcimin e parandalimit dhe mbrojtjes, rritjen e investimeve në mbrojtje, mbështetjen për Ukrainën dhe përgjigjen bërthamor. rq/bsh/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR