• e hënë, 23 dhjetor 2024

Toshkovski: Asnjë nëpunës i policisë nuk mund të jetë anëtar i një partie politike

Toshkovski: Asnjë nëpunës i policisë nuk mund të jetë anëtar i një partie politike

 Shkup, 5 prill 2024 (MIA)  - Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot porositi se asnjë nëpunës i plicisë nuk mund të jetë anëtar i partisë politike.

Ministri në konferencën e sotme për media pas vizitës së punës në SPB Shkup,   duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth fotografive të nëpunësve të policisë që u shfaqën me politikanë në Tetovë, tha se do ta kontrollojë rastin. 

"Nuk mund të komentoj diçka që nuk e kam parë. Herën tjetër do t'ju jap një përgjigje për pyetjen. Por,  në çdo rast sipas ligjit, asnjë polic nuk lejohet të jetë pjesë e ndonjë partie politike", deklaroi Toshkovski. 

Shtoi se do të kontrollojë edhe nëse një polic ka të drejtë të fotografohet me një politikan gjatë një fushate.

Toshkovski,  po ashtu theksoi se në Ministrinë e Punëve të Brendshme nevojiten ndryshime sistemore dhe thelbësore. 

 Për vrasjen e mjekut që ndodhi së fundmi, Toshkoski tha se për momentin nuk ka  të dyshuar dhe se nuk mund të zbulojë më shumë informacione për të mos rrezikohet hetimi.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR