• e mërkurë, 24 korrik 2024

Toshkoski dhe Janushev i hodhën poshtë akuzat e LSDM-së për pronën e dhuruar

Toshkoski dhe Janushev i hodhën poshtë akuzat e LSDM-së për pronën e dhuruar

Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev sot i ka përgënjeshtruar akuzat e LSDM-së për pronën e dhuruar prej 325.000 eurove.

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencën e sotme për shtyp informoi se prona që i është dhuruar Janushevit, në vlerë prej 325.000 euro, është pjesë përbërëse e ndërtesës në pjesën e qendrës së Shkupit. Pronë, në këtë ndërtesë, siç tha, krahas Janushevit, ka edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. 

"Lidhur me akuzat e parashtruara nga Bogdanka Kuzeska nga LSDM-ja, dua t'i përgënjeshtroj dhe ta informoj opinionin se që më 04.07.2024, në afatin e caktuar ligjërisht, deri te Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit kam dorëzuar deklaratë për gjendjen pronësore. Të gjitha të dhënat për pronën tome janë publikisht të kapshme në linkun vijues: https://registar.dksk.mk/appointed-person/22221., shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai theksoi se pohon me përgjegjësi se jashtë asaj që është theksuar në deklaratë për gjendjen pronësore nuk posedon asgjë.

"I bëj thirrje institucioneve që të kontrollojnë në detaje pasurinë time, si dhe të çdo zyrtari aktual dhe të dikurshëm, sidomos atyre që janë ngarkuar gjithë jetën nga buxheti i shtetit. I dërgoj mesazh LSDM-së që të ndalojë gënjeshtrat dhe manipulimet. Transparenca dhe llogaridhënia janë kyçe për ndërtimin e besimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve. Është koha që e vërteta të dalë në shesh", ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme në Fejsbuk.

Janueshv, në Fejsbuk shkroi se LSDM-ja ka tentativa tragjikomike dhe se e diskreditojnë.

Ai përkujtoi se shtatë vite LSDM-ja dhe BDI-ja kanë qenë në pushtet dhe kanë udhëhequr ndaj tij, siç shkroi proces politik dhe hajkë për rastin mosekzistues për furnizim të autobusëve.

Nga LSDM-ja sot paralajmëruan se do të vazhdojnë t'i publikojë të gjitha informacionet me të cilat disponojnë për këtë rast derisa, siç thonë, nuk fillojnë hetime dhe derisa nuk mësohet e gjithë e vërteta. mb/

Foto: FB printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR