• e diel, 19 janar 2025

TikTok do të jetë "përkohësisht i padisponueshëm" në SHBA

TikTok do të jetë

Uashington, 19 janar 2025 (MIA) - TikTok njoftoi se aplikacioni do të jetë “përkohësisht i padisponueshëm” sot në SHBA, ku hyn në fuqi ligji për ndalesën e platformës për rrjetet sociale. 

Përdoruesit që hynin u pritën me një mesazh që thoshte se ligji "do të na detyrojë t'i bëjmë shërbimet tona përkohësisht të padisponueshme".

"Ne jemi të lumtur që Presidenti (Donald) Tramp ka sinjalizuar se do të punojë me ne për të gjetur një zgjidhje për të rivendosur TikTok sapo të marrë detyrën. "Ju lutem qëndroni të sintonizuar" thuhej në mesazhin.

Dje, përdoruesit ishin ende në gjendje të vazhdonin në aplikacion pavarësisht mesazhit. Megjithatë, që nga sot, aplikacioni nuk është më i disponueshëm për përdoruesit në SHBA dhe nuk është më i disponueshëm në dyqanet onlajn të "Ejpëll" dhe "Gugëll". ls 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR