• e shtunë, 22 shkurt 2025

Kamionët e parë me ndihmë humanitare kanë hyrë në Rripin e Gazës

Kamionët e parë me ndihmë humanitare kanë hyrë në Rripin e Gazës

Gazë, 19 janar 2025 (MIA) - Kamionët e parë me ndihmë humanitare kanë hyrë në Gazë vetëm disa minuta pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të dakorduar ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, publikoi sot një përfaqësues i OKB-së për territoret palestineze në rrjetin social "X".

"Armëpushimi përfundimisht hyri në fuqi në Gazë sot në orën 11:15 (sipas orës lokale). Kamionet e parë për furnizim filluan të hyjnë vetëm 15 minuta më vonë", shkruan Xhonatan, shef i përkohshëm i Zyrës së OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare (OSNA) për territoret e okupuara palestineze. 

Më parë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRVA) publikoi se rreth 4.000 kamionë me ndihmë humanitare janë gati për të hyrë në Gazë, ndërsa gjysma e dërgesave përmbajnë produkte ushqimore bazë dhe miell. ls/

Foto: Arkivi i DPA-së 

 

QËNDRONI TË LIDHUR