• e shtunë, 22 shkurt 2025

Zelenski u ka bërë thirrje aleatëve të sigurojnë më shumë sisteme "Patriot", pas më shumë se 1.000 sulmeve ruse për një javë

Zelenski u ka bërë thirrje aleatëve të sigurojnë më shumë sisteme

Kiev, 19 janar 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski sot ka apeluar që aleatët e vendit të tij të sigurojnë më shumë sisteme për mbrojtje kundërajrore "Patriot", të prodhuara nga SHBA-ja, pas një jave me më shumë se 1.000 sulme ajrore ruse.

"Na nevojitet përkrahje e fuqishme nga partnerët tanë. Më shumë Patriotë për Ukrainën do të thotë mbrojtje më e madhe të jetës", tha Zelenski në kanalin e tij në Telegram.

Në sulmet ruse shumë ukrainas kanë humbur jetën dhe janë lënduar.

Sipas Zelenskit, Rusia e ka sulmuar Ukrainën me më shumë se 660 bomba, rreth 550 dronë dhe pothuaj 60 projektile gjatë javës së kaluar. Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 33 projektile, duke përfshirë edhe raketa balistike. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR