• e shtunë, 22 shkurt 2025

Hamasi i liroi pengjet e para (PLT)

Hamasi i liroi pengjet e para (PLT)

Tel Aviv/Gazë, 19 janar 2025 (MIA) - Hamasi pasdite ka liruar tre pengje, të cilat janë të parat nga 33, që duhet të lirohen në pajtim me fazën e parë të marrëveshjes me Izraelin për armëpushim në Rripin e Gazës, kumtoi ushtria izraelite.

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq konfirmoi se përfaqësues të tyre i kanë ndërmarrë tre pengjet dhe janë në rrugë për në Izrael.

Lirimin e pengjeve të para e konfirmoi edhe një përfaqësues i Hamasit.

Në inçizimet e publikuara televizive shihet se si tre gra hyjnë në automobil në Gazë, të shoqëruara nga luftëtarë të armatosur të Hamasit.

Sipas mediumeve izraelite, tre pengjet e para janë Doron Shtajnbreher, Emili Damari dhe Romi Gonen, të cilat kaluan pothuaj 500 ditë në robëri, nga 7 tetori i vitit 2023. 

Tre gratë, Kryqi i Kuq duhet t'ia dorëzojë armatës izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa prej aty duhet të dërgohen në një objekt ushtarak në Izrael në afërsi të kufirit me Gazën në kontroll të parë para se të dërgohen në spital në Tel Aviv, ku duhet të takohen me familjet e tyre.

Faza e parë e marrëveshjes mes Hamasit dhe Izraelit që ka hyrë në fuqi sot, parashikon lirimin e 33 pengjëve izraelitë, të mbajtur në Gazë, në këmbim për 1.904 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite. Marrëveshja parashikon edhe tërheqjen e armatës izraelite nga Rripi i Gazës.

Marrëveshja u publika të mërkurën, pas përpjekjeve disamujore të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për ta bindur Izraelin që të pajtohet me armëpushimin, ndërsa Hamasi t'i lirojë pengjët. bsh/

Foto: Printskrin/EPA

QËNDRONI TË LIDHUR