Hamasi e pret listën e 90 të burgosurve palestinezë, të cilët duhet të lirohen
- Organizata palestineze Hamas publikoi se pret Izraeli ta dorëzojë listën me emrat e të burgosurve palestinezë, të cilët do të lirohen sot në këmbim për tre gratë izraelite, të arrestuara në Gazë.
- Post By Besnik Shuki
- 14:21, 19 janar, 2025
Jerusalem, 19 mjanar 2025 (MIA) - Organizata palestineze Hamas publikoi se pret Izraeli ta dorëzojë listën me emrat e të burgosurve palestinezë, të cilët do të lirohen sot në këmbim për tre gratë izraelite, të arrestuara në Gazë.
Në kumtesë thuhet se në listë do të gjenden emra të grave dhe fëmijëve.
"Okupatori pritet së shpejti të dorëzojë listë me emrat e 90 të burgosurve, duke përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët duhet të lirohen në ditën e parë të armëpushimit", njoftoi Hamas, duke shtuar se marrëveshja për armëpushim parashikon 30 të burgosur palestinezë në këmbim për një civil të marrë peng, njoftojnë agjencitë.
Pala izraelite u informua për emrat e pengjeve, të cilat sot do të lirohen.
Hamasi nuk e dorëzoi me kohë listën me emrat e tyre, pra armëpushimi hyri në fuqi në ora 11:15 sipas kohës lokale, pothuaj tri orë më vonë se që u paralajmërua. bsh/
Foto: MIA arkiv