• e shtunë, 22 shkurt 2025

Hamasi i liroi pengjet e para

Hamasi i liroi pengjet e para

Tel Aviv/Gazë, 19 janar 2025 (MIA) - Hamasi pasdite i ka liruar tre pengjet, të cilat janë të parat prej atyre që duhet të lirohen sipas marrëveshjes me Izraelin për armëpushim në Rripin e Gazës, kumtoi ushtria izraelite.

Organizata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq konfirmoi se përfaqësues të tyre i kanë ndërmarrë tre pengjet dhe janë në rrugë për në Izrael.

Lirimin e pengjeve të para e konfirmoi edhe një përfaqësues i Hamasit.

Sipas mediumeve izraelite, tre pengjet e para janë Doron Shtajnbreher, Emili Damari dhe Romi Gonen. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR