Tifozë të dehur nga Sllovakia kanë shqetësuar udhëtarë në fluturimin drejt Shkupit, një u arrestua, ndërsa 10 të tjerëve u ndalohet hyrja në vend
- Një tifoz i Sllovakisë u arrestua, ndërsa 10 të tjerëve nuk u është lejuar hyrja në shtet për shkak të sjelljes agresive në aeroplan gjatë fluturimit dhe pas arritjes në vend, kumtoi sot MPB-ja.
- Post By Besnik Shuki
- 11:24, 11 dhjetor, 2025
Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Një tifoz i Sllovakisë u arrestua, ndërsa 10 të tjerëve nuk u është lejuar hyrja në shtet për shkak të sjelljes agresive në aeroplan gjatë fluturimit dhe pas arritjes në vend, kumtoi sot MPB-ja.
"Më 10.12.2025, rreth orës 20:30, në SPB Shkup, nga shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar -Shkup dhe nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri është denoncuar se në një aeroplan që ka mbërritur nga Sllovakia, disa persona nën ndikimin e alkoolit, të cilët janë pjesë e një grupi tifozësh, gjatë fluturimit dhe pas aterimit nuk i kanë respektuar rregulltat, kanë treguar sjellje agresive dhe i kanë shqetësuar pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin. Nëpunësit policorë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas ndërmarrjes së masave e arrestuan L.T. (38) nga Sllovakia, ndërsa 10 personave të tjerë, po ashtu, nga Sllovakia, nuk u ishte lejuar hyrja në vend për arsye sigurie", njofton MPB-ja.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj L.T. do të ngrihet kallëzim përkatës. bsh/
Foto: MPB