• e shtunë, 13 dhjetor 2025

Toshkovski dhe Janev në takimin tradicional me atashetë policorë: Jemi të përkushtuar ndaj një bashkëpunimi ndërkombëtar edhe më dinamik

Toshkovski dhe Janev në takimin tradicional me atashetë policorë: Jemi të përkushtuar ndaj një bashkëpunimi ndërkombëtar edhe më dinamik

Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së, Aleksandar Janev, sot ishin nikoqirë të pritjes tradicionale vjetore për atashetë policorë të akredituar në vend.

Siç informojnë nga MPB-ja, Toshkovski në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e qasjes së partneritetit dhe bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm me atashetë policorë, i cili ka rezultuar me një numër të madh iniciativash të përbashkëta, projektesh dhe aktivitetesh operative në fusha me interes të ndërsjellë.

Duke përcjellë urime me rastin e festave të ardhshme, ministri theksoi se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë thellimi i bashkëpunimit në partneritet, duke u udhëhequr nga qëllimi i përbashkët – forcimi i sigurisë dhe stabilitetit në rajonin më të gjerë, por edhe në nivel global. qa/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR