• e shtunë, 13 dhjetor 2025

Bozhinovska – Gjedoviq Handanoviq: Interkonektori i gazi mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2027

Bozhinovska – Gjedoviq Handanoviq: Interkonektori i gazi mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2027

Beograd, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Interkonektori i gazit mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të ndërtohet deri në fund të vitit 2027, ndërsa gazi pritet të fillojë të rrjedhë në fillim të vitit 2028, njoftuan ministret e Energjisë dhe Minierave të dy vendeve, Dubravka Gjedoviq Handanoviq dhe Sanja Bozhinovska, pas takimit në Beograd dhe mbledhjes së grupit të përbashkët të punës për realizimin e interkonektorit të gazit.

Ky projekt, siç theksoi Gjedoviq Handanoviq, është një dëshmi tjetër e bashkëpunimit të fuqishëm dypalësh midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, i bazuar në besim, interesa të përbashkëta dhe një vizion të qartë për stabilitetin energjetik rajonal.

Ajo theksoi se interkonektori planifikohet të jetë 144 kilometra i gjatë, vlera e tij e vlerësuar është 153 milionë euro dhe se fondet për të janë siguruar.

"Jemi në fazën përfundimtare me projektet paraprake, të cilat do të përfundojnë në disa muaj të ardhshme. Gjithashtu, me ndihmën e Bashkimit Evropian, është përfunduar edhe studimi i fizibilitetit dhe vlerësimi i ndikimit mbi mjedisin jetësor. Plani është që të merret leja për ndërtim rreth mesit të vitit 2026 dhe menjëherë pas saj të fillojë ndërtimi. Kapaciteti i gazsjellësit do të jetë 1,5 miliardë metra kub gaz", deklaroi Gjedoviq Handanoviq për gazetarët pas bisedës me delegacionin e Maqedonisë.

Ministrja Bozhinovska, përsëri, theksoi se Maqedonia ka më pak kilometra në pjesën drejt Serbisë, rreth 23, dhe se pritet që konektori të përfundojë deri në fund të vitit 2027 dhe të funksionojë nga fillimi i vitit 2028.

Ajo shtoi se ministria që udhëheq ka një bashkëpunim të mirë me të gjithë fqinjët dhe se nga temat e diskutimit sot, lidhja me gazin është më e rëndësishmja.

Në takimin e sotëm me Beogradin u ra dakord që mbledhjet e grupeve punuese të mbahen çdo dy muaj, të monitorohet dinamika e punëve dhe se është shumë e rëndësishme të koordinohen me kohë aktivitetet rreth përfundimit të interkonektorëve. qa/

Foto: FB Gjedoviq Handanoviq

 

QËNDRONI TË LIDHUR