Korunovski publikoi një video nga testimi i trenit të rinovuar dhe të modernizuar "Shpanec"
- Drejtori për tërheqje dhe mirëmbajtje të mjeteve lëvizëse dhe anëtar i Bordit Drejtues të "Hekurudhave të Maqedonisë-Transport”, Igor Korunovski, publikoi një video nga testimi i udhëtimit të trenit legjendar i cili është tërësisht i rinovuar dhe i modernizuar “Shpanec”.
Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Drejtori për tërheqje dhe mirëmbajtje të mjeteve lëvizëse dhe anëtar i Bordit Drejtues të "Hekurudhave të Maqedonisë-Transport”, Igor Korunovski, publikoi një video nga testimi i udhëtimit të trenit legjendar i cili është tërësisht i rinovuar dhe i modernizuar “Shpanec”.
"Treni legjendar 'Shpanec', dikur i harruar dhe pothuajse i hequr nga përdorimi, po kthehet fuqishëm. Sot e testuam trenin plotësisht të rinovuar dhe të modernizuar, me dizajn të ri, televizione, sistem audio, sisteme alarmi dhe video–mbikëqyrje. Përgatitjet për një udhëtim më të rehatshëm dhe më të sigurt po punohet intensivisht. Vijojnë edhe risi të tjera – qëndroni me ne", ka publikuar Igor Korunovski në Fejsbuk. qa/
Foto: Printskrin