Tetova mikpritëse e turneut mbarëkombëtar të volejbollit U16
- Në kuadër të festimeve të Nëntorit, Tetova do të presë turneun mbarëkombëtar të volejbollit për grupmoshën U16, duke bashkuar ekipet nga Vlora, Drenica, Kërçova dhe Tetova.
- Post By Besnik Shuki
- 15:34, 23 nëntor, 2025
Tetovë, 23 nëntor 2025 (МИА) - Në kuadër të festimeve të Nëntorit, Tetova do të presë turneun mbarëkombëtar të volejbollit për grupmoshën U16, duke bashkuar ekipet nga Vlora, Drenica, Kërçova dhe Tetova.
Turneu, i cili organizohet nga Komuna e Tetovës, synon të promovojë sportin dhe bashkëpunimin ndërmjet të rinjve shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e aktivitetit sportiv në edukimin dhe zhvillimin e tyre.
Siç kumtoi Zyra për komunikim dhe marrëdhënie me publikun e Komunës së Tetovës, hapja solemne e turneut do të mbahet nesër, e hënë, në orën 17:00, në Sallën e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”. Ndeshjet do të zhvillohen më 24 dhe 25 nëntor, dhe organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët të shijojnë këtë ngjarje sportive dhe të mbështesin ekipet pjesëmarrëse.
Ky turne është një nga aktivitetet kryesore të programit të festave të Nëntorit, duke treguar se sporti dhe kultura kombëtare shkojnë dorë për dorë në Tetovë. bsh/
Foto: MIA arkiv