• e premte, 05 dhjetor 2025

Siti e fitoi Fullam, Haland e festoi golin e 100-të jubilar në Premier ligë

Siti e fitoi Fullam, Haland e festoi golin e 100-të jubilar në Premier ligë

Londër, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Mançester Siti mbrëmë e fitoi Fullam me 5;4 në fushë mysafire në xhiron e 14-të të Premier ligës angleze.

Erling Haland shënoi gol dhe kishte dy asiste për mysafirët, Fil Foden shënoi dy herë, Tijani Rejnders një herë, ndërsa Sander Berg shënoi autogol.

Në skuadrën vendase Samu Çukveze shënoi dy gola, Emil Smith-Rou dhe Aleks Ivobi kishin një realizim.

Goli i Halandir ishte i 100-ti në Premier Ligë.

"Jam krenar që shëlnova 100 gola në Premier Ligë. Por kur je sulmues i Mançester Sitit, duhet të publikosh statistikë të shkëlqyer. Dhe kjo është puna ime. Njerëzit duhet të më kritikojnë nëse nuk shënoj gol dhe ata zakonisht e bëjnë këtë, por në fund të fundit, siç thash, duhet të shënoj gol", deklaroi Haland pas ndeshjes në Londër.

Mançester Siti ka 28 pikë dhe është i dyti në tabelë në Premier ligë. Fullam është i 15 me 17 pikë. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR