• e premte, 27 shkurt 2026

Real Madrid - Mançester Siti, PSHZ - Çellsi ndeshjet më atraktive në një të tetën e finales në Ligën e kampionëve

Real Madrid - Mançester Siti, PSHZ - Çellsi ndeshjet më atraktive në një të tetën e finales në Ligën e kampionëve

Nion, 27 shkurt 2026 (MIA) - Sot në selinë e UEFA-s në Nion u mbajt shorti për ndeshjet në kuadër të një të tetës së finales në Ligën e kampionëve. Reali i Madridit sërish do të përballet me Mançester Sitin, ndërsa Çellsi me kampionin aktual evropian, PSZH-në.

Kampioni spanjoll Barcelona do të luajë kundër ekipit anglez, Njukasëll. Befasia më e këndshme, kampioni norvegjez, Bodo/Glimt për rival e ka Sportingun e Lisbonës, ndërsa Gallatasaraji pas fitore skundër Juventusit, tani do të luajë kundër kampionit anglez, Liverpull.

Përfaqësuesi i vetëm italian në një të tetën e finales, Atalanta për rival e ka gjigantin gjerman, Bajernin e Munihut, Ateltiko Madridi do të jetë nikoqir i Totenhemit, ndërsa Baer Leverkuzen do të përballet me Arsenalin.

Dyshet në një të tetën e finales në Ligën e kamionëve:

PSZH - Çellsi
Real Madrid - Mançester Siti
Njukasëll - Barcelonë
Bodo/Glimt - Sporting
Gallatasaraj - Liverpull
Atalanta - Bajerni i Munihut
Atletiko Madrid - Totenhem
Baer Leverkuzen - Arsenal

Ndeshjet e para luhen më 10/11 mars, ndërsa ato kthyese janë program më 17/18. Finalja luhet më 30 maj në Budapest. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR