Beqiri: Nuk merituam humbje të thellë
- Shkëndija e Tetovls e përfundoi pjesëmarrjen në Ligën konferenciale të UEFA-së, pasi që në 1/16 e finales mbrëmë u eliminua nga ekipi turk Samsunspor. Në revanshin e djeshëm rezultati ishte 4:0 për përfaqësuesin turk.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:08, 27 shkurt, 2026
Samsun, 27 shkurt 2026 (MIA) - Shkëndija e Tetovls e përfundoi pjesëmarrjen në Ligën konferenciale të UEFA-së, pasi që në 1/16 e finales mbrëmë u eliminua nga ekipi turk Samsunspor. Në revanshin e djeshëm rezultati ishte 4:0 për përfaqësuesin turk.
"Së pari ta uroj kundërshtarin për plasmanin në raundin e ardhshëm, mendoj se e merituan atë në të dy ndesshjet. Për ndeshjen ishim shumë të mirë në gjysmën e parë të lojës, më pas një penallti e rastit dhe lodhja e bënë të veten, kështu ql përjetuam humbje të thellë, që sipas asaj që e treguam në gjysmën e parë të lojës, nuk e merituam. Pas kësaj ndeshje aventura jonë evropiane përfundoi. Tani gjithçka që na mbetet është i tërë koncentrimin dhe fokusin ta kthejmë në kampionatin e vendit dhe shpresoj se edhe në kampionat edhe në Kupë do ta japim maksimumin tonë. Jam i bindur se me përkushtim maksimal do të dalim me rezultate pozitive në fund të stinorit", deklaroi pas ndeshjes trajneri i Shkëndijës, Jetin Beqiri.
Ndeshjen e ardhshme Shkendija e luan nl terren vendor në kuadër të kapmionatit, ndërsa e pret ekipin e Pelisterit. ab/
Fotо: Fejssbuk KF Shkëndija