• e premte, 27 shkurt 2026

Bashkimi dhe Brera do të fillojnë raundin e 20-të të LPF-së

Bashkimi dhe Brera do të fillojnë raundin e 20-të të LPF-së

Kumanovë, 27 shkurt 2026 (MIA) - Skuadrat e ligës së parë në futboll sot me përballjen mes Bashkimit dhe Breras vazhdojnë ndeshjet e ligës së parë. Në program janë ndeshjet e xhiros së 20-të, të cilat do të zhvillohen deri të hënën. Fillimi i përballjes së sotme në Kumanovë është në orën 14:00.

Sipas programit, nesër do të zhvillohen dy ndeshje në Strugë dhe Shkup.  Në orën 12:00 është caktuar të fillojë ndeshja derbi mes Strugës dhe Vardarit, ndërsa nga ora 14:00 do të luajnë Rabotniçki dhe Shkupi.

Të dielën zhvillohen ndeshjet Tikvesh – Sileks (në Kavadarc, me fillim në orën 12:00) dhe Arsimi – Maqedonija GJP (në Gostivar, me fillim në orën 14:00)

Ky raund do të përfundojë me përballjen mes Shkëndisë dhe Pelisterit, e cila zhvillohet të hënën në Tetovë, me fillim në orën 14:00. qa/

Foto: FFM

QËNDRONI TË LIDHUR