Simeone: Nuk e kuptoj se si Rafinja ende nuk e ka fituar Topin e artë
- Trajneri kryesor i Atletiko Madridit, Diego Simeone ishte i impresionuar nga futbollisti i Barcelonës, Rafinja, pas humbjes së djeshme nga katalanasit me 3:1 në xhiron e 19-të të kampionatit spanjoll.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:00, 3 dhjetor, 2025
Barcelonë, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Trajneri kryesor i Atletiko Madridit, Diego Simeone ishte i impresionuar nga futbollisti i Barcelonës, Rafinja, pas humbjes së djeshme nga katalanasit me 3:1 në xhiron e 19-të të kampionatit spanjoll.
"Rafinja është lojtar i jashtëzakonshëm. Mund të luajë çdokund. Si anësor, si lojtar mesfushor, si sulmues dhe si bek. Mund të shënojë gola, të krijojë mundësi, të bëjë presion dhe të vrapojë. Nuk e kuptoj se si ende nuk e ka fituar Topin e artë. Personalisht, çdoherë do ta zgjedhja atë", deklaroi Simeone pas ndeshjes në "Kamp Nou".
Barcelona ka 37 pikë dhe është në krye të tabelës. Atletiko Madridi është në vendin e katërt me 31 pikë. ab/
Foto: ЕPА