• e enjte, 04 dhjetor 2025

Marselino shpallet trajneri i muajit në La Liga

Marselino shpallet trajneri i muajit në La Liga

 Madrid, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Trajneri i Villarrealit, Marselino Garsia Toral, është shpallur trajneri më i mirë i muajit nëntor në ligën spanjolle, njoftoi La Liga.

 Në votim, spanjolli 60-vjeçar mundi trajnerin e Atletiko Madridit, Diego Simeone, dhe trajnerin e Barcelonës, Hans-Diter Flik.

 Në nëntor të vitit 2025, Villarreal mposhti Rajo Vallekanon (4:0), Espanjolin (2:0), Majorkën (2:1) dhe Real Sociedad (3:2).

 "Nëndetësja e Verdhë" është e treta në tabelën e ligës spanjolle me 32 pikë pas 14 ndeshjeve.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR