• e hënë, 09 mars 2026

Guardiola do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme shkaku i suspendimit

Guardiola do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme shkaku i suspendimit

Londër, 8 Mars 2026 (MIA) – Trajneri i Mançester Sitit, Josep Guardiola për shkak të suspendimit do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të ekipit.

Trajneri 52-vjeçar mbrëmë mori kartonin e tij të gjashtë të verdhë në raundin e 16-të të FA Kupës kundër Njukallsit (1:3) mbrëmë.

Spanjolli nuk do të jetë në gjendje ta udhëheqë ekipin në ndeshjen e raundit të 30-të të Premier ligës angleze kundër Uest Hemit (14 mars) si dhe çerekfinalen e FA Kupës.

Megjithatë, suspendimi nuk do të ndikojë në finalen e Kupës së Ligës angleze ku “Qytetarët” do të përballen me Arsenalin më 22 mars.

Mançester Siti është i dyti në tabelën e Premier ligës angleze me 60 pikë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR