• e martë, 02 korrik 2024

Ten Hag iu kërcënua lojtarëve të Mançester Junajtedit me transferim në ekipin rezerv

Ten Hag iu kërcënua lojtarëve të Mançester Junajtedit me transferim në ekipin rezerv

Mançester, 7 mars 2023 (MIA) - Trajneri i Mançester Junajtedit, Erik ten Hag ka pasur bisedë emotive me lojtarët e ekipit të parë në zhveshtore pas humbjes me rezultatin 7:0 nga Liverpuli në xhiron e 26-të nga Premier Liga, njofton "Mirror".

Sipas mediumeve britanike, Ten Hag ka thënë se lojtarët kanë pasur fat që të kthehen në Mançester me autobusin e ekipit, e jo së bashku me tifozët, të cilët kanë harxhuar para dhe kanë parë një paraqitje "pakurrizore" të idhujve të tyre.

Njëheri, trajneri i ka paralajmëruar lojtarët se nëse përsëritet një paraqitje e tillë, nuk do të kenë mundësi tjetër dhe do të dërgohen në ekipin rezerv të klubit.

Mançester Junajted gjendet në vendin e tretë në Premier Ligë me 49 pikë nga 25 ndeshje. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR