• e premte, 22 nëntor 2024

Pereira e trashëgoi Amorimin në stolin e Sportingut

Pereira e trashëgoi Amorimin në stolin e Sportingut

Lisabonë, 11 nëntor 2024 (MIA) - Portugezi Zhoao Pereira sot është emëruar trajner i ri i ekipit portugez të ligës së parë, Sporting, ku deri më tani e kryesonte ekipin rezervë, kumtoi klubi nga Lisabona.

Pereira (40) nënshkroi kontratë deri në vitin 2027 dhe ulet në bankinën e kampionit aktual portugez në vendin e Ruben Amorimit, i cili kohë më aprë u emërua trajner i ri i Mançester Junajtedit.

Amorim të dielën për herë të parë e kryesoi Sportingun nga bankina, në triumfin ndaj Bragës me 4-2.

Të martën e kalaur klubi i Lisabonës festoi në terren vendor në Ligën e kampionëve kundër Mançester Sitit (4-1). ab/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR