• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbi katër mijë policë dhe forca të sigurisë do ta mbajnë rendin në Paris gjatë ndeshjes Francë - Izrael

Mbi katër mijë policë dhe forca të sigurisë do ta mbajnë rendin në Paris gjatë ndeshjes Francë - Izrael

Paris, 12 nëntor 2024 (MIA) - Njësia kombëtare për luftë kundër huliganizmit pranë Qeverisë franceze sheh potencial për trazira të mëdha para dhe pas ndeshjes në kuadër të Ligës së kombeve mes Francës dhe Izraelit dhe ndeshjen e ka shpallur si rrezik të nivelit më të lartë.

Më shumë se katër mijë policë dhe forca të sigurisë janë ftuar ta mbajnë rendin dhe qetësinë në Paris, posaçërisht në rajonin "Stad de Frans", ku do të luhet ndeshja.

Franca, po ashtu, druan nga demonstratat "e pakontrolluara" kundër ekipit izraelit për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Në ndehsje pritet të marrë pjesë presidenti francez, Emanuel Makron.

Ndeshja Francë-Izrael do të luhet më 14 nëntor me fillim në ora 20:45. Francezët janë në vendin e dytë në grupin 2 të Ligës A me 9 pikë, ndërsa izraelitët janë në vendin e fundit me zero pikë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR