Tre mbrojtës në planet e Real Madridit për sezonin e ardhshëm
- Reali i Madridit planifikon të angazhojë katër lojtarë në afatin kalimtar të verës vitin e ardhshëm, shkruan "AS" madrilen.
- Post By Besnik Shuki
- 08:59, 13 nëntor, 2024
Madrid, 13 nëntor 2024 (MIA) - Reali i Madridit planifikon të angazhojë katër lojtarë në afatin kalimtar të verës vitin e ardhshëm, shkruan "AS" madrilen.
Sipas burimit, në listë janë tre mbrojtës: Trent Aleksandar-Arnold (Liverpul), Xhonatan Ta (Baer Leverkuzen) dhe Alfonso Dejvis (Bajern i Mynihut).
Krahas kësaj, Reali mbetet i interesuar për sulmuesin e Baer Leverkuzenit, Florian Virc.
Pas 12 ndeshjeve të luajtura, ekipi i udhëhequr nga Karlo Ançeloti është në vendin e dytë në La Ligën spanjolle me 27 pikë, gjashtë pikë pas liderit Barcelonës, por edhe një ndeshje më pak. bsh/
Foto: Arkiv