Andres Iniesta e përfundon karrierën me "El Klasiko"
- Andres Iniesta do ta luajë ndeshjen e tij të fundit në karrierë më 15 dhjetor në Tokio, ndërsa ky moment spektakolar do të jetë me "El Klasiko". Në të do të luajnë legjendat e gjigantëve spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.
- Post By Besnik Shuki
- 08:47, 13 nëntor, 2024

Tokio, 13 nëntor 2024 (MIA) - Andres Iniesta do ta luajë ndeshjen e tij të fundit në karrierë më 15 dhjetor në Tokio, ndërsa ky moment spektakolar do të jetë me "El Klasiko". Në të do të luajnë legjendat e gjigantëve spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.
Ndeshja do të quhet "Vallëzimi i fundit i Iniestas".
Pjesëmarrjen në këtë ngjarje spektakolare e konfirmuan mes tjerëve edhe Roberto Karlos, Çavi Ernandez, Luis Figo, Rivaldo, Iker Kasiljas, Havier Maskerano, Ivan Kampo, Stiv MekManaman, ndërsa organizatorët po përgatisin edhe plotë befasi tjera. bsh/
Foto: Arkiv